Mijëra qytetarë protestojnë kundër qeverisë

Mijëra qytetarë po protestojnë përpara Kryeministrisë. Protesta e thirrur nga opozita pati pjesmarrje masive pavarësisht motit të keq. Kjo është protesta e 8 në dy muajt e fundit. Qytetarët kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë atë për korrupsion, blerje votash dhe lidhje me bandat kriminale. Pas dy orësh protestë përpara Kryeministrisë, protestuesit u zhvendosën përpara Parlamentit.

Megjithëse qytetarët hoqët barrierat metalike të vendosura përpara policisë, ato nuk u përplasën me policinë. Madje, ndryshe nga protestat e tjera, kësaj radhe policia nuk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët .

Kryetari i opozitës Basha, në fjalën e tij përpara protestuesve tha se “nuk ka as do të ketë pazare politike, as kompromise travolinash. Kushti i patjetërsueshëm është qeveria tranzitore”.

Protesta masive e organizuar nga opozita u transmetua edhe nga mediat ndërkombëtare EuroNews dhe Zëri i Amerikës.