Eurostat: 92 për qind të shqiptarëve iu refuzua kërkesa për azil

Eurostat: 92 për qind të shqiptarëve iu refuzua kërkesa për azil

Megjithëse 92 për qind e kërkesave për azil të shqiptarëve në vendet e BE-së refuzohen, Shqipëria vazhdon të renditet e para në botë për numrin e lartë të azilkërkuesve si përqindje e popullsisë

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018, përpunuar nga Monitor, për vitin 2018, nga 12055 aplikues shqiptarë, vetëm 8 për qind ju pranua kërkesa për azil, ndërsa 92 për qind të tjerë morën refuzim përfundimtar. Në total, numri i aplikimeve të shqiptarëve për vitin 2018 është më i lartë, pasi të dhënat e Eurostat janë vetëm për ata që kanë marrë një përgjigje përfundimtare për kërkesat e tyre nga një vendet i BE-së gjatë vitit 2018, ndërkohë që në shumicën e rasteve afati për dhënien e përgjigjes përfundimtare kërkon më shumë se 12 muaj kohë.

Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria renditet e parafundit për përqindjen e kërkesave të pranuara, me vetëm 8 për qind, duke lënë pas vetëm Gjeorgjinë me 5 për qind.

Siria, vend prej vitesh në luftë, renditet e para për numrin e lartë të përqindjes së pranimit të kërkesave për azil, me 88 për qind.

Prej vitesh, Shqipëria, pavarësisht se është pjesë e vendeve që lëvizin lirisht në BE dhe cilësohet si vend i sigurtë origjine, renditet e para në rajon për numrin e azilkërkuesve të paligjshëm në  vendet kryesore të BE-së si Gjermania dhe Franca.

Për vitin 2017, të dhënat e FRONTEX, Agjencisë Europiane Kufitare dhe Rojeve Bregdetare, treguan se vetëm gjatë vitit 2017, numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së u rrit me 70 për qind krahasuar me një vit më parë.

Për vitin 2017, Shqipëria ishte i vetmi vend europian mes 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme