Gjykata Kushtetuese, 3 gjyqtarët e rinj do të përzgjidhen nga shumica socialiste

Nga Vincent Van Gerven Oei
Gjykata Kushtetuese, 3 gjyqtarët e rinj do të përzgjidhen nga shumica socialiste

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka nisur vlerësimin e 40 kandidatëve për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Nisja e procesit për formimin e Gjykatës Kushtetuese është një zhvillim i mirë për reformën në drejtësi dhe për përfundimin e gjendjes së paligjshmërisë në vend.

Sidoqoftë, ne duhet të bëjmë një hap pas dhe të shohim më gjerë. Reforma në drejtësi u shit në Shqipëri si e vetmja mënyrë për të krijuar një gjyqësor të pavarur dhe të fortë, me qëllim përmirësimin e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Sondazhi i fundit i kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë tregon se ky mesazh nuk ka arritur tek pjesa më e madhe e qytetarëve. 63 përqind e qytetarëve nuk besojnë më se procesi i vetingut nuk do të pastrojë gjyqësorin, dhe se ai nuk do të sjellë drejtësi.

Duke marrë parasysh se forcimi i zbatimit të ligjit varet kryesisht nga besimi  i qytetarëve në të, këto numra nuk janë shenjë e mirë.  Por kjo mund të ndryshojë, nëse gjykata më e lartë në vend do të formohet me juristët më të mirë, më me eksperiencë dhe më të zotë në Shqipëri.

Nëse gjykata më e lartë, autoriteti përfundimtar i gjykimit të çështjeve ligjore, me përjashtim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg — vendimet e të cilës janë përfundimtare— do të mund të fitojë besueshmërinë e qytetarëve, pjesa më e madhe e reformës në drejtësi do të mund të shpëtohet.

Ndaj është e domosdoshme që procedura e përzgjedhjes dhe renditja e kandidatëve të zgjedhur nga Gjykata e lartë, Presidenti dhe Parlamenit të jenë procese të paqortueshme.

Por insititucioni i cili do të bëjë vlerësimin, vetë KED u krijua nxitimthi dhe në shkelje të procedurave dhe afateve kohore të përcaktuara nga ligji, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e tij. Ai u formua kur pjesa më e madhe e anëtarëve nuk kishin kaluar ende vetingun. Madje shkarkimi i Bashkim Dedes krijoi boshllëk, duke e lënë KED-in me 7 nga 9 anëtarët e kërkuar në Kushtetutë.

Kur u formua, pjesa më e madhe e anëtarëve nuk e kishin kaluar vetingun. Shkarkimi i Bashkim Dedes krijoi boshllëk, duke bërë që KED-i të kishte 7 anëtarë nga 9 që kërkon kushtetuta. Në të njëjtën kohë, aktualisht në KED mund të formojë kuorumin vetëm me 5 anëtarët që kanë kaluar vetingun. Kjo është shumë larg përbërjes ideale për të vlerësuar dhe renditur 9 gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë, raundi aktual i vlerësimeve të KED-it nuk përfshin kandidatët e zgjedhur nga Gjykata e Lartë, sepse Gjykata e Lartë nuk mund të formojë kuorum. Me fjalë të tjera, KED do të zgjedhë 6 nga 9 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

KED do të hartojë tre lista të ndryshme me kandidatët kualifikues, dhe do t´ja dërgojë Parlamentit dhe Presidentit.

Presidenti do të zgjedhë vetë kandidatët e preferuar, ndërsa Parlamenit do t´i përzgjedhë ato më tre të pestat e votave. Kjo do të thotë se shumica sociliste dhe anëtarët “renegatë” të opozitës do të zgjedhin tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke e politizuar që në nisje gjykatën.

Ndaj edhe pa e parë listën aktuale të kandidatëve dhe profilet e tyre, ne mund të themi me siguri se: anëtarët e Gjykatës së re Kushtetuese do të renditen nga 7 anëtarët e KED prej 9 të kërkuar me ligj, nga të cilët vetëm 5 kanë kaluar vetingun. Gjykata Kushtetuese do të ketë vetëm 6 gjyqtarë nga 9, dhe procesi i zgjedhjes do të jetë shumë i kontestueshëm dhe i politizuar.

Kjo do të vërë në diskutim nëse Gjykata e re Kushtetuese do të jetë në gjendje të vendosë ligjshmëri edhe pa praninë e opozitës në Kuvend. Nëse shumica socialiste merr përsipër rrezikun të zgjedhë tre nga anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, kjo do ta helmonte sistemin gjyqësor për vitet e ardhshme, duke marrë shumë vendime mbi çështje të debatueshme pa përkrahjen e gjerë të qytetarëve. Dhe kur të ndodhë kjo, reforma në drejtësi do të përmbushë ekzaktësisht të kundërtëtn e qëllimeve të deklaruara në fillimin e saj.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Komentet:

    Lajme te ngjashme