“Kohën e Bëjnë Njerëzit” shfaqet në Universitetin e Amsterdamit

“Kohën e Bëjnë Njerëzit” shfaqet në Universitetin e Amsterdamit

Dokumentari “Kohën e Bëjnë Njerëzit, me tematikë dënimin e rilindjes së simboleve të komunizmit në Shqipëri, u shfaq më 2 prill në Amsterdam.

Organizata Shoqëria Kulturore Shqiptare dhe Institutit Holandez për Luftën, Genocidin dhe Holokaustin e shfaqën dokumentarin si pjesë të një nisme debatesh të titulluara “Rrugët Drejt Drejtësisë”. Historianët, studentët, diplomatët dhe studiuesit diskutuan për mungesën e Drejtësisë Tranzitore në Shqipëri, ose për mungesën e drejtësisë në frymën e shoqërisë shqiptare së paskomunizmit, e cila pasqyrohet dhe pasqyron edhe vetë shtetin shqiptar.

Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste apo ish-totalitare, shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë drejtësi njerëzve të cilëve shteti komunist u hoqi lirinë dhe u dha padrejtësinë.

Diskutimi nxori në pah se mungesa e reflektimit të shoqërisë shqiptare për të shkuarën komuniste, moralisht dhe ligjërisht të padrejtë, ka qenë një ndër elementet më të rëndësishme që ka sjellë mungesën e drejtësisë në Shqipërinë e 30 viteve të fundit – mungesën e drejtësisë qoftë për njerëzit që regjimi totalitar i dhunoi padrejtësisht, qoftë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

Historiania Eni Papa dhe drejtoresha e institutin holandez Nanci Adler folën për trashëgiminë e regjimit komunist në Shqipëri dhe për rëndësinë e reflektimit dhe drejtësisë tranzitore për shoqëritë post-totalitare.

 

Dokumentari “Kohën e bëjnë njerëzit” u prodhua nga gazetarja Desada Meta dhe u shfaq për herë të parë më 24 tetor 2018 në Tiranë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme