Komisioneri Publik apelon vendimin për Donika Prelën

Komisioneri Publik apelon vendimin për Donika Prelën

Sot, Komisioneri Publik, një nga tre institucionet e vetingut apeloi vendimin për rikonfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Më 5 shkurt 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Prela, me votim unanim të gjykuesve Valbona Sanxhaktari, Olsi Komiçi dhe Roland Ilia.

KPK e konfirmojë Prelën duke shkelur Kushtetutën, ligjet e vendit dhe standardet dhe qëllimin e vetingut.  Në mënyrë kompromentuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit lëshoi rekomandim për vlerësimin e Zonjës Prela, edhe pse monitoruesi Theo Jacobs u shpreh në seancën dëgjimore të saj se “deklarimet e saj të pasurisë i linin një shije të hidhur”. Madje ONM nuk ka kërkuar as apelimin e vendimit të KPK-së.

Shkeljet e Prokurores Prela janë bërë publike nga disa media në vend.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme