KPK shkarkon kryegjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda dhe kryeprokurorin e Apelit Durrës

KPK shkarkon kryegjyqtarin e Apelit të Krimeve të Rënda dhe kryeprokurorin e Apelit Durrës Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku dhe drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi.

Trupa që vendosi për shkarkimin e Petkut përbëhej nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko. Sipas KPK-së, gjyqtari Petku ka probleme në të tre kriteret e vetingut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Lidhur me pasurinë, KPK u shpreh se gjyqtari nuk mund të justifikojë pasuritë e deklaruara: siprfaqe tokash  në Tiranë dhe Kukës, mbi të cilat dhe ka ndërtuar.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Kualifikuar (DSIK) gjeti lidhje të gjyqtarit me persona me të shkuar kriminale. Për profesionalizmin, KPK ka kontrolluar pesë dosje të gjyqtarit dhe ka gjetur se Petku nuk i kushton vëmendje arsyetimit të vendimeve.

Ndërsa për shkarkimin e prokurorit Elezi, vendosi trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Ndryshe nga Petku, KPK i gjeti prokurorit Elezi probleme vetëm në kriterin e pasurisë.

KPK gjeti shkelje në deklarimin e pasurisë, specifikisht në deklarimin e një apartamenti në Tiranë, në kontratën e blerjes së një zyrë për bashkëshorten në Tiranë dhe për blerjen e një apartamenti në Durrës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme