Presidenti nuk dekreton ligjin për vetingun në polici: Vë policinë nën kontrollin e qeverisë

Presidenti nuk dekreton ligjin për vetingun në polici: Vë policinë nën kontrollin e qeverisë

Presidenti Meta ktheu sot në parlament ligjin për rivlerësimin e forcave të policisë, pasi nuk plotëson kushtet për një vetting të paanshëm dhe vë policinë nën kotrollin e qeverisë

Sipas letrës shoqëruse të presidentit, ligji i propozuar nga ish-ministri Xhafaj dhe miratuar nga shumica socialiste në kuvend, krijon bindjen se

“qëllimi real i qeverisë është për ta kontrolluar këtë proces [të vettingut të policëve] nëpërmjet një strukture vlerësuese në varësi të saj, siç është Shërbimi i Çëshjeve të Brendshme dhe Ankesave, strukturë aktuale kjo drejtëpëdrejt në varësi të funksionit politik të Ministrit të Brendshëm, pra të qeverisë.”

Tjetër problem që Presidenti Meta thekson ështëmundësia e vonimit pa afat të procesit të vlerësimit:

“Mospërcaktimi i kohës së mbylljes së procesit të vlerësimit kalimtar (vetting-ut), krijon terren që ky proces të përdoret si një mekanizëm ndëshkimor, apo shantazhues për gjithë strukturën policore, çka mund të sjellë një situatë shqetësuese në këtë strukturë. Konkretisht, mospërcaktimi i afatit se kur përfundon procesi vetting mund të sjellë:

a) rrezikun e ndikimit dhe presionit të vazhduar ndaj veprimtarisë së përditshme të forcave policore;

b) mund ta zgjasë kohën e qëndrimit brenda forcave policore të individëve që nuk e meritojnë të jenë pjesë e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës dhe që, për shkak të profilit të tyre, janë lehtësisht të shantazhueshëm;”

Exit.al ka shpjeguar kohë më parë pikërisht rrezikun që ligji mund të vërë forcat e policisë nën kontrollin politik, ndërkohë që policia është e depolitizuar.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme