Nisma Thurje nis mbledhjen e firmave për ndryshimin e kodit zgjedhor

Nisma Thurje nis mbledhjen e firmave për ndryshimin e kodit zgjedhor

Nisma Thurje nisi sot mbledhjen e firmave të qytetarëve për peticionin për ndryshimin e kodit zgjedhor nga sistem proporcional rajonal në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Janë dy stendat e vendosura në dy pika, një tek ish-Ura e Vogël në zonën e ish-Bllokut dhe një tjetër tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku qytetarët mund të firmosin peticionin. Në ditët në vijim, do të rritet numri i stendave në disa pika të Tiranës.

Peticioni mund të firmoset dhe online në faqen nismathurje.al.

Nisma Thurje, e cila është një organizim vullnetar jopolitik qytetar që promovon çështje me interes publik, në njoftimin në Facebook shkruan:

“Shqipëria sot nuk ka shtet ligjor, por pushtet individësh që ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin çdo 8 vjet. Përfaqësuesit e zgjedhur sot nuk janë shërbyes të shqiptarëve dhe as nuk zgjidhen prej tyre. Ata zgjidhen nga kryetarët e partive dhe iu shërbejnë vetëm atyre.

Një grusht njerëzish që u vendosën në krye të këtij vendi që 28 vjet më parë dhe u ngulën aty si gozhda në dërrasë, ndërtuan një sistem që ua mundësonte atyre të kishin pushtet absolut, të gjithanshëm, të paprekshëm dhe të patjetërsueshëm.

Është pikërisht ky sistem ai që ua mundëson atyre mbretërimin e këtij vendi me rrotacion, pasurimin e tyre, të familjeve të tyre dhe një grushti oligarkësh rreth tyre, ndërkohë që populli paguan dhe vuan në varfëri të plotë. 

Në zemër të këtij sistemi është kodi elektoral dhe Kushtetuta e tjetërsuar me marrveshje të bëra natën nga një grusht personash. Për këtë kemi vendosur të nisim një debat publik, të hapur, pa censurë ku secili të japë idenë e tij sesi duhet ndryshuar ky sistem.”

Të gjitha të dhënat për t’ju bashkuar peticionit mund të gjenden në faqen në Facebook ose në rrjet të Nismës.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Komentet:

  1. Ylber 22 Prill, 2019 në 5:52 pm

    Emergjence absolute ,domozdoshmeri ne kete moment nenshkrimi i ketij peticioni esencial per ndryshimin e kodit zgjedhor shkaktar prej 28 vitesh i krizave politike te njepasnjeshme nga dy forcat kryesore politike.Ndodhi nje reagim politik nga zt. Meta dhe zt.Braho ne greven e urise ne parlament ne vitin 2009 por asnje veprim mbeshtetes nga te tjera forca politike aq me shume nga zaptuesit e politikes te shtetit Shqiptar ish Partia e Punes se Shqiperise e ndare ne dy pjese te barabarta te trupit te saje te infektuar me gjak kanceroz .e cila ka semurur te gjithe kete komb te mire te urte bujar dhe pa kulture politike , i nenshtruar dhe i frikesuar si ne vitet 1944- 1990 .E pa konceptueshme mungesa e veprimtarise te shoqerise civile dhe shume organizatave te tjera jo qeveritare, cudi dhe me gjithe kete brez te ri qe vazhdon te studioje cdo dite dhe ne numer te konsiderueshem qe mund te bejne cudira, Ju pershendes dhe bashkohem me thirrjen tuaj per kete ndryshim te dmd. qe korigjon sado pak perfaqsimin popullor ne pushtetin qendror(parlament) etj.

  2. Kristaq Begzo 23 Prill, 2019 në 7:06 pm

    Bashkohem inisiatives tuaj !
    Per menyren e zhvillimit te ekonomise kam mendime te ndryshme nga ju,por ato qe na bashkojne jane me shume…
    Suksese !

Lajme te ngjashme