Rama: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Rama: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në Parlament sot, tha se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë.

“Ne nuk e kemi marrë mandatin për të negociuar përpara se sa të vijnë zgjedhjet e vitit 2021. Zgjedhje të parakohshme, se tani na ka mbetur fallxhorja pa rrogë, nuk ka.”

Vendimi nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme i përket vetëm Partisë Socialiste, sipas Kryeministrit.

“Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme, këtë gjë kurrë nuk mund ta përcaktojë shantazhi, kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero. Kjo është pjesë e mënyrës se si ndërtohen strategjitë e brendshme, por kjo është thjesht dhe vetëm vullnet i njëanshëm i PSSH, në rast se do të gjykojmë ne, por jo për shkak të tyre”, tha Rama.

Kryeministri i bëri thirrje edhe deputetëve të rinj të parlamentit, të cilët morën mandatet e dorëzuara nga opozita, se duhet të ndahen “një orë e më parë nga ata, jo thjesht kush është brenda – kush është jashtë, por t’i jepni Shqipërisë një zgjidhje tjetër, që të ketë një mundësi tjetër, se ato dy sigla ne do i çojmë për skrap. Kaq po ju them.”

Kryeministri Rama i përgëzoi deputetët për vendimin për të hyrë në parlament, duke u thënë se:

 “Ata (deputetët që lanë mandatet në 16 shkurt) ju anatemojnë se janë xhelozë me ju, se jeni më të zgjuar se ata. Ikën vetë, tani shtyjnë policët të futen prapë.”

Ndërsa për ligjin e dekriminalizimit, Rama u shpreh se:

“Nga procesi i dekriminalizimit, në grupin e Partisë Socialiste ka pasur vetëm një person të vetëm me një dënim në të shkuarën.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme