Rama shtetëzon bregdetin—politika shqiptare hesht, ndërsa qeveria greke arrin ta zmbrapsë Ramën

Rama shtetëzon bregdetin—politika shqiptare hesht, ndërsa qeveria greke arrin ta zmbrapsë Ramën

Qeveria greke ka detyruar, brenda pak javësh, Kryeministrin Rama të tërhiqet nga vendimi i tij për shtetëzimin arbitrar të gjithë bregdetit të jugut. Me një vendim të datës 4 mars 2019, qeveria anulloi pjesërisht një vendim të mëparshëm, të 27 shkurtit 2019, që bllokonte regjsitrimin e pronave private në bregdet.

Në shkurt 2019, qeveria Rama miratoi vendimin që praktikisht rishtetëzon të gjitha pronat në vijën bregdetare të regjistruara në hipotekë në pronësi të qytetarëve që janë bërë pronarë në bazë të Ligjit 7501 të shpërndarjes së tokave të kooperativave bujqësore dhe ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Vendimi i qevrisë shprehet:

“Njësitë e vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi”.

Ky vendim mbulon të gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug dhe është kaluar në heshtje totale nga politika shqiptare. Kundër këtj vendimi nuk ka reaguar as opozita, edhe pse ca kohë më parë ajo deklaroi se kishte zbuluar skemën e vjedhjes së pronave publike nga Kryeministri Rama.

Por këtë përpjekje të Kryeministrit tonë nuk e ka lënë në heshtje qeveria greke, e cila e quajti qush në fillim vendimin “vjedhje të pronave” dhe shkelje të të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Menjëherë pas miratimit të vendimit, politikanët grekë reguan ashpër dhe nisën presionin ndaj qeverisë Rama. Më 7 shkurt 2019, eurodeputeti grek Chrysogonos pohoi në Parlamentin Evropian se qeveria shqiptare po vjedh tokat e minoritarëve.

Më 24 shkurt, Presidenti grek Prokopis Pavlopoulos deklaroi:

“Pretendimet e (shtetit shqiptar) për prona të bashkëpunëtorëve të nazizmit (kështu i cilëson çamët) përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për kursin e qetë evropian të Shqipërisë” .

Më 29 mars, Kryeministri grek Tsipras e kërcënoi direkt qeverinë shqiptare,

“Sot kam mësuar se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri… Nëse informacionet do të jenë të vërteta do të ishte një zhvillim shumë negativ”.

Pas kërcënimit të Tsipras, Kryeministri Rama e pezulloi dje zbatimin e këtij vendimi për pronat në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë.

Sipas mediave greke, dje në darkë, Kryeministri Rama dhe Kryeministri Tsipras patën një bisedë telefonike për ketë problem, gjatë së cilës Tsipras e falenderi Ramën për tërheqjen nga bregdeti i jugut të cilin Greqia e konsideron si pronë të minoritarëve grekë.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme