Tjetër aksident në minierën e kromit, humbet jetën një minator, plagoset një tjetër

Tjetër aksident në minierën e kromit, humbet jetën një minator, plagoset një tjetër

Një minator humbi jetën dhe një tjetër u plagos sot në galerinë e kromit në minierën e fshatit Tërnovë, në Bulqizë.

Sipas policisë, minator 50 vjeçar humbi jetën pasi u helmua nga lëndët helmuese që u përhapën në galeri pas plasjes së një sasie dinamiti.

Miniera e kromit në Bulqizë, njihet si një prej më të rrezikshmeve dhe në kushte të papërshtatshme për të punuar, por kjo nuk ka bërë që institucionet përkatëse të vënë përpara përgjegjësisë kompanitë koncesionare.

Pak javë më parë, një tjetër minator, 53 vjeç, humbi jetën në minierë pasi u godit në kokë nga një masiv guri.

Gjatë dy viteve të fundit, të paktën shtatë minatorë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në këtë minierë:

–Më 8 shkurt 2019, një minator 53 vjeçar humbi jetën në minierën e kromit në Bulqizë, pas goditjes nga një masiv guri.

– Më 25 maj 2018, dy minatorë u plagosën në minierën e kromit në Bulqizë, teksa punonin në nivelin e 17-të të minierës

– Më 11 maj 2018, një minatori 62 vjeçar humbi jetën, pasi një masiv shkëmbor i ra sipër teksa po punonte në galerinë D të minierës.

– Në mars 2018, një minator 66 vjeçar humbi jetën, si pasojë e shëmbjes së një masivi shkëmbor.

– Në nëntor 2017, viktima ishte një minator 20 vjeçar, ndërsa në tetor një 33 vjeçar.

– Në shkurt 2017, tre minatorë kinezë mbetën të bllokuar për disa ditë dhe më pas u nxorën të vdekur nga miniera e kromit në Bulqizë. Ata humbën jetën si pasojë e një shpërthimi gazi. Tre minatorë të tjerë u plagosën gjatë këtij aksidenti.

Megjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.

 

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme