Vota e shqiptarëve vendimtare në zgjedhjen e presidentit maqedonas

Vota e shqiptarëve vendimtare në zgjedhjen e presidentit maqedonas

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të djeshme në Maqedoninë e Veriut tregojnë se votimi i shqiptarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve më 5 maj, do të jetë vendimtar për  të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit.

Zgjedhjet e para presidenciale me emrin e ri Maqedonia e Veriut,  u mbajtën dje, më 21 prill. 41.82 përqind e popullsisë me të drejtë vote votuan për një nga tre kandidatët:

-Stevo Pendarovski, i mbështetur nga një koalicioni qeverisis me në krye partia Socialiste LSDM të kryeministrit Zoran Zaev, mori 323,846 (44.79%) vota;

– Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia konservatore e opozitës VMRO-DPMNE, mori 319,240 (44.15%) vota;

– Blerim Reka, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës “Aleanca për shqiptarët” dhe “Besa”, mori 79.915 (11.05%) vota.

Në bazë të rezultateve, kandidati Reka përjashtohet nga gara, ndërsa fituesi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkovës do të zgjidhet më 5 maj.  Votuesit e kandidatit Reka pritet të luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhjen e presidentit pasi mes dy kandidatëve diferenca është shumë e ulët.

Fushata presidenciale u dominua kryesisht nga debatet mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë. Pendarovski dhe Reka mbështetën ndryshimin e emrit, ndërsa Siljanovska-Davkova premtoi të bënte gjithçka që mundte për të rivendosur emrin e mëparshëm.

Maqedonia e Veriut shpreson të hapë negociatat e pranimit me BE-në dhe të bashkohet me NATO këtë vit, pasi Greqia hoqi veton e vet shumëvjeçare për anëtarësimin e Maqedonisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme