Cipras, Maqedonisë mund t’i hapen negociatat me BE-në edhe pa Shqipërinë

Cipras, Maqedonisë mund t’i hapen negociatat me BE-në edhe pa Shqipërinë

Kryeministri Aleksis Cipras është i pari udhëheqës europian që nënkupton se BE-ja do t’i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut, por jo detyrimisht dhe me Shqipërinë.

Në një intervistë për Financial Times, Cipras u shpreh kështu:

[Nëse Shqipëria i përmbush detyrimet] “Greqia – dhe unë personalisht – do ta mbështesim një vendim të mundshëm në qershor që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut t’i nisin [së bashku] proceset e hyrjes në BE… Por ne nuk do ta vëmë në rrezik procesin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut, nëse kjo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë.”

Financial Times citon Ciprasin, i cili i ka shpjeguar Kryeministrit Edi Rama se Shqipëria duhet patjetër t’i mbrojë më mirë të drejtat e minoritetit etnik grek, përndryshe asaj do t’i mbyllet rruga drejt anëtarësimit në BE.

Në opinione të ndryshme për procesin e zgjerimit të BE-së thuhet shpesh se negociatat për Shqipërinë dhe  Maqedoninë e Veriut duhet të hapen njëkohësisht, duke nënkuptuar se përmbushja e plotë e kushteve nga ana e Shqipërisë është më pak e rëndësishme. Ky sugjerim bazohet në hamendësimin se, nëse negociatat nuk hapen vetëm për Shqipërinë, ateherë shqiptarët (Shqipëria dhe Kosova) do të ndihen të lënë mënjanë në Ballkan dhe nacionalizmi i tyre mund të rritet dhe të kthehet në shqetësim për BE-në.

Në intervistën e tij, Ciprasi duket se e hedh poshtë këtë këndvështrim. Ai nënkupton se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut nuk do të varet nga Shqipëria.

Mosmarrëveshja e fundit mes qeverisë së Greqisë dhe asaj shqiptare ishte një vendim i Kryeministrit Rama për të shtetëzuar bregdetin në jug të vendit. Pas trysnisë së ushtruar nga Greqia, përfshi vetë Ciprasin, Rama u tërhoq, duke e anuluar përkohësisht këtë vendim që prekte edhe pronat e minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas Ciprasit, çështje të tjera të hapura mbeten kufiri detar, ligji i luftës ende në fuqi në Greqi, si dhe statusi i minoritetit grek në Shqipëri.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme