Dënohet me burg politikani më i rëndësishëm në Rumani

Dënohet me burg politikani më i rëndësishëm në Rumani Liviu Dragnea

Liviu Dragnea, politikani më i pushtetshëm në Rumani, u dënua dje 3 vite e gjysëm burg për korrupsion nga Gjykata e Lartë rumune.

Dragnea, kryetari i partisë në Pushtet dhe kryetari i Dhomës së Deputeteve në parlamentin rumun, u dënua në vitin 2018 nga gjykatat e nivelit më të ulët, për mashtrim me punësimiet ne institucionet publike. Ky vendim u apelua nga Dragnea dhe nga prokurorët. Vendimi i sotëm është i formës së prerë.

Dragnea u shpall fajtor për punësimin në institucionet publike, në mënyrë fiktive, të dy anëtarë të partisë së tij. Dy punonjësit punonin për partinë e Drageas, ndërkohë që paguheshin nga Agjencia shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Në vitin 2017, Dragnea u akuzua për abuzim me detyrën dhe korrupsion për një shumë prej rreth 26 mijë euro. Ai nuk u dënua pasi përftoi nga ndryshimet ligjore të bëra nga partia e tij –sipas së cilave dënohet korrupsioni vetëm në ato raste ku dëmi financiar i shkaktuar është më i lartë se 47 mijë dollarë. Kundër këtyre ndryshimeve ligjore, pati protesta të mëdha popullore.

Gjithashtu në vitin 2016  iu ndalua të ishte kryeministër i Rumanisë për shkak të një dënimi për manipulim të votave në zgjedhje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme