Hahn, BE duhet të hapë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Hahn, BE duhet të hapë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

“Hapja e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut është në interes të vetë BE-së, dhe nëse ne dështojmë të shpërblejmë marrëveshjen e Prespës dhe reformat e mëdha ne do të shkurajojmë fqinjët tanë për tu anëtarësuar në BE, në veçanti vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Kështu u shpreh Komisioneri për Zhvillim i BE-së, Johanes Hahn në konferencën e mbajtur dje në Vjenë —Prespektiva e re e Maqedonisë së Veriut.

Komisioneri Hahn u shpreh se Maqedonia e Veriut i ka zgjidhur problemet mes saj dhe Bullagrisë dhe Greqisë. Ai shtoi se qeveria ka bërë hapa të mëdha në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.  Gjithashtu Hahn u shpreh se marrëveshja e Prespës duhet të shërbejë si një shembull për bashkimin e vendeve në rajon dhe në Evropë.

Më 25 janar 2019, parlamenti grek votoi pro emrit të ri “Maqedonia e Veriut”, gjë e cila i sigurojë anëtarësimin në NATO dhe më pas hapjen e bisedimeve me BE-në.

Më 6 shkurt 2019, Maqedonia e Veriut nënshkroi protokollin e anëtarësimit në NATO. Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut pritet të përmbyllet në fund të këtij viti ose në vitin 2020.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme