Mogherini: Këshilli Europian të pranojë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Mogherini: Këshilli Europian të pranojë rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini deklaroi sot se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur detyrat e vëna nga BE-ja, ndaj rekomandimi për hapjen e negociatave është i merituar. Sipas Mogherini, tani i takon Këshillit Europian të pranojë rekomandimin dhe të vlerësojë dy shtetet për punën e bërë.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Eurokomisionerin Hahn pas prezantimin të progress-raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor, Zonja Mogherini u shpreh:

“Komisioni Europian rekomandon për herë të dytë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky rekomandim është i bazuar në një vlerësim solid. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë pjesën e tyre të punës dhe tani është radha e BE-së për të përmbushur dhe bërë pjesën e vet.”

Federica Mogherini theksoi se tani i takon Këshillit Europian të pranojë rekomandimin dhe të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Përfaqësuesja e BE-së theksoi se nëse KE nuk pranon rekomandimin pozitiv, besueshmëria e BE-së në Ballkan mund të dëmtohet:

“Rekomandimi ynë do të shkojë në Këshill, topi ynë do të kalojë te Këshilli Europian. Ne themi që procesi i zgjerimit është proces i bazuar te merita. Duke mos njohur këtë lloj progresi objektiv do të dëmtohet besueshmëria e BE në rajon dhe më tej. Mosnjohja e këtyre reformave dhe arritjeve që janë bërë do të minojnë stabilitetin dhe do të shkurajonin reformat e mëtejshme dhe në veçanti do të sillnin dhe një element desiluzioni në rajon dhe BE.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme