Këndi i ri “7 Xhuxhat”, më shumë beton se lojëra për fëmijët

Këndi i ri “7 Xhuxhat”, më shumë beton se lojëra për fëmijët

Në janar 2018, Kryebashkiaku Veliaj premtoi se do të rindërtojë këndin e lojërave “7 Xhuxhat” për ta shndërruar atë në një kënd modern lojërash.

Ditët e fundit, kompania e ndërtimit duket se ka përfunduar punimet e këndit dhe ka hequr gardhin rrethues. Siç dallohet dhe në fotot e mëposhtme, pothuaj e gjithë hapësira e ish-këndit të lojërave është mbuluar me beton dhe në të ka shumë pak lojëra për fëmijët. Ato janë vendosur mbi tapete bari sintetik, të cilat megjithëse në dukje mbulojnë betonin, nuk mbron dot fëmijët gjatë lojës.

Një pjesë të hapësirës dikur publike e zë hyrja dhe dalja për në parkimin nëntokësor në shërbim të kullës DownTown Albania, që po ndërtohet aty pranë. Kulla me lartësi 140 metra do të ketë 37 kate mbi tokë, 5 kate nën tokë dhe një sipërfaqe totale rreth 77 mijë metra katrorë.

Këndi i vogël i lojërave, i shumë propaganduar nga kryebashkiaku Veliaj, do të jetë thjesht hapësira para kësaj kulle, ndërsa parkimi nëntokësor, i propaganduar po prej tij, do jetë thjesht parkimi privat nëntokësor i kullës.

4 komente

  1. Tili 31 Maj, 2019 në 6:50 pm

    Sigurisht! Ndaj dhe ndertuesi i pallatit beri parkun me paret e tij. Kjo eshte straregjia e Veliaj: Ne kembim te lejeve apo pronave publike, vec ca fusin ne xhep, nje kafe edhe per gjoja komunitetin. Pune te mbare SP(urdhjAK-ut

  2. Gjergji 31 Maj, 2019 në 7:27 pm

    Eshte qesharake qe per te shitur projektin Downtown Albania, u tregua parku 7 xhuxhat, dhe kulles iu vu nje harte e Shqiperise si te ishte etikete. Identiteti i Shqiperise eshte per ata ne krye te vendit dhe qytetit nje tallje e madhe. Sikur ka nje konvente per femijet dhe qytetin ne Tirane: uroj qe duartrokitesit e mburracakeve ta shohin ish-7 xhuxhat, te thone mbreti qenka lakuriq, dhe ta quajne kendin 7-betonieret.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme