KPA cakton trupën për rivlerësimin e Donika Prelës

KPA cakton trupën për rivlerësimin e Donika Prelës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zgjodhi sot me short trupën gjykuese që do të bëjë rivlerësimin e Donika Prelës, drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese përbëhet nga kryetarja Natasha Mulaj, relator Ardian Hajdari dhe anëtarë Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo. Nuk dihet ende data se kur do të zhvillohet seanca.

Donika Prela u konfirmua në detyrë më 5 shkurt 2019 nga KPK edhe pse gjatë seancës dëgjimore dhe hetimeve administrative, në deklaratat e pasurisë së Prelës u gjetën shumë shkelje. Megjithëse KPK ka marrë dhe më parë vendime me standarde të dyfishta, ky është vendimi më i debatueshëm i KPK-së.

Siç Exit.al ka sqaruar më parë, Donika Prela ka kryer, me shumë gjasa, evazion fiskal, duke mos paguar taksa për të ardhurat, ka kryer transaksione të dyshimta financiare, me gjasa të paligjshme, duke marrë disa herë hua pa kontratë, me para në dorë dhe nga njerëz që nuk i justifikojnë paratë, ka blerë dy apartamente nën çmimin e tregut dhe i ka shitur me fitim, për të cilin nuk ka paguar asnjëherë taksa.

Zonja Prela u konfirmua në detyrë me votim unanim të gjykuesve Valbona Sanxhaktari, Olsi Komiçi dhe Roland Ilia.

Pavarësisht të gjitha shkeljeve dhe debateve gjatë seancës mes Prelës dhe përfaqësuesit të ONM-në Theo Jacobs, ONM nuk i rekomandoi Komisionerit Publik apelimin e vendimit të KPK-së.

Ishte Komisioneri Publik Florian Ballhysa që më 10 prill apeloi vendimin për rikonfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe i kërkon KPA-së shkarkimin e saj.

Megjithëse në kërkesë, KP thekson si arsyen kryesore për apelimin e vendimit problemet me pasurinë të prokurores Prela, ai i ka kërkuar KPA-së rivlerësimin e Prelës për të treja kriteret e vetingut: pasurinë, profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës.

Më tepër për rastin e Donika Prelës mund të lexoni këtu dhe këtu.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme