KQZ regjistron 3 kandidatë të Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale

KQZ regjistron 3 kandidatë të Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve regjistroi sot tre kandidatë të partisë Bindja Demokratike, një kandidat të koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’ dhe një kandidat të pavarur për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kandidatët e Bindjes Demokratike janë:

 – Arben Pohumi – kandidat në bashkinë e Shijakut. Arben Pohumi është pronari i kompanisë AG Motors. Pohumi do të kandidojë kundër Elton Arbanës të Partisë Socialiste.

 – Sabri Ibrahimi – kandidat në bashkinë e Gramshit. Ibrahimi do të kandidojë kundër Klodian Taçes të Partisë Socialiste.

 – Shkëlzen Qoka – kandidat në bashkinë e Dibrës. Qoka është anëtar i Këshillit Bashkiak në Dibër për Partinë Demokratike. Qoka do të kandidojë kundër Dionis Imerajt të Partisë Socialiste.

Ndërkohë koalicioni ‘Shpresa për Ndryshim’, që përbëhet nga partitë Aleanca Kuq e Zi; Bashkimi Liberal Demokrat; Demokracia e Re Europiane; Aleanca Popullore; Balli Kombëtar; Partia e Emigracionit Shqiptar dhe Partia Ora e Shqipërisë; ka propozuar Myslim Karriqin si kandidat në bashkinë e Prrenjasit. PS ka propozuar deputetin Nuri Belba në këtë bashki.

Plarent Aleksi është regjistruar si kandidat i pavarur për bashkinë e Beratit. PS ka kandiduar ish-zëvendësministrin e Arsimit Ervin Demo në këtë bashki.

Më herët kandidatë të tjerë të pavarur janë regjistruar dhe ish-deputeti Koço Kokëdhima për bashkinë e Tiranës dhe ish-deputeti Eduard Ndocaj për bashkinë e Lezhës.

Të tjera kandidatura priten të regjistrohen në orët e fundit përpara mbarimit të afatit.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme