Oficerët e FRONTEX-it do të kontrollojnë kufijtë e Shqipërisë

Oficerët e FRONTEX-it do të kontrollojnë kufijtë e Shqipërisë

Misioni FRONTEX i BE-së ka ndërmarrë një operacion të veçantë, për herë të parë në historinë e tij për mbrojtjen e kufijve nga emigracioni dhe krimi ndërkufitar në Shqipëri.

Si pjesë e qëllimit të BE-së për të siguruar mbrojtje nga emigracioni i paligjshëm që në kufijtë e jashtëm të saj, BE do të vendosë në kufirin Shqipëri-Greqi një trupë policore të pajisur me armatim dhe mjete të tjerë për të ndihmuar policinë tonë në menaxhimin dhe sigurimin e kufirit me Greqinë.

Aktualisht, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë janë vendosur 50 oficerë policie nga vende të ndryshme të BE-së, 16 makina patrullimit dhe 1 makinë me aparaturë për identifikimi termik të emigrantëve për të mbështetur vendin tonë ne luftën kundër emigracionit dhe krimit ndërkufitar.

Oficerët e Frontex-it në raste të jashtëzakonshme do të mund të marrin kompetencat e policisë shqiptare, duke vepruar në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar.

Ky operacion — pjesë e marrëveshjes, e para e këtij lloji, e firmosur më 5 tetor 2018 nga përfaqësuesit e BE-së dhe qeverisë shqiptare  — është një masë direkte që BE po ndërmerr për të ndaluar emigracionin e paligjshëm dhe drogën që po i vjen nga Shqipëria, pas dështimit të qeverisë shqiptare.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme