Letra e tretë për Bashën, Rama: Nuk ndërrohet qeveria pa zgjedhje

Letra e tretë për Bashën, Rama: Nuk ndërrohet qeveria pa zgjedhje Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ftoi sërish sot për dialog kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Përmes një letre të tretë, Rama ndër të tjera, deklaroi se do ta hedhë në gjyq Zotin Basha për ‘shpifjet’ drejtuar tij në përgjigjen e djeshme:

“Do t’Ju ftoj në gjykatë për të sjellë qoftë edhe një provë të vetme për maskarallëqet që keni artikuluar në mesazhin Tuaj të djeshëm; që nga 30 milionë eurot që paskam dashur të vjedh e të pastroj në Amerikë me një kompani fallco(!) e me radhë të tëra, tek im vëlla që qenka zbuluar i lidhur me një grup kriminal trafikantësh droge(!), e deri tek negociatat e mia për kufijtë e Shqipërisë(!)dhe madje edhe të Kosovës!”

Akuzave të Bashës për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë dhe lënien e vendit pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa gjykatë të Lartë, Rama iu përgjigj duke thënë se “rindërtimi i tyre kërkon durim dhe kohë”:

“Sot Shqipëria është e vërtetë po, nuk e ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese, por jo sepse unë nuk dua që ta ketë, po sepse trupa e Gjykatës Kushtetuese është fshirë në pjesën dërrmuese të saj nga Vetingu […]Problemi Juaj nuk është as se nuk doni ta kuptoni, që të rindërtosh nuk është një fjalë goje po një përpjekje e mundimshme, e cila kërkon durim e kohë.”

Pavarësisht akuzave të Bashës dhe kritikave të Ramës për përgjigjen, Rama shprehet se e konsideron refuzimin për të biseduar të Bashës si “një mundësi për të nxitur dialogun”.

Rama i kujtoi sërish Bashës se zgjedhjet e 30 qershorit janë të panegociueshme dhe i kujtoi atij se nuk ka shans që qeveria të ndërrohet pa zgjedhje:

“Ju s’keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë.”

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme