Basha, negocioj me Ramën si kryesocialist me ndërmjetësim të huaj

Basha, negocioj me Ramën si kryesocialist me ndërmjetësim të huaj

Lulzim Basha ka lënë të nënkuptohet, sot, se ai mund të ulet të negociojë për të zgjidhur krizën me Edi Ramën si Kryetar i Partisë Socialiste, me kushtin që ai të largohet nga Kryeministër.

Gjatë një bashkëbisedimi me mediat, pasditen e të martës, një nga gazetarët e ka pyetur Bashën se duke qenë se nuk e njeh Edi Ramën si Kryeministër dhe e ka të panegociueshëm largimin e tij, a do të ishte “i gatshëm me Edi Ramën si kryetar partie të nënshkruante, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve?”

 Kryedemokrati Basha u përgjigj:

Kryetarin e PS-së nuk e zgjedh kryetari i PD-së, por procesi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes një qeverie tranzitore mund të kalojë vetëm nga një qeveri pa Edi Ramën Kryeministër.

Basha mbajti të njëtin qendrim edhe pasi pyetja u përsërit nga një gazetar tjetër:

“Kundërshtarin politik nuk e përcaktoj unë, por kryeministrin duhet ta përcaktojë vetëm një proces i lirë zgjedhor. Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i një procesi të ardhshëm zgjedhor [..].”

Ndërsa për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Basha pohoi:

Me 30 qershor kam besim të madh se bashkimi i qytetarëve, para 30 qershorit, jam i bindur do ta bëj të qartë që 30 qershori të mos hyjë në histronë e Shqipërisë kur tirania e krimit cimenton pushtetin kap dhe pushtetin vendor.

Kryedemokrati u shpreh se ka folur me partnerët e huaj dhe u ka komunikuar atyre, se mirëpret angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. “PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë dhe për ti kthyer shqiptarëve sovranitetin e vjedhur,” pohoi Basha.

Në fund, kryetari i Opozitës u shpreh se e gjithë përpjekja e tij po bëhet që të mos përsëriten më në Shqipëri kriza të tilla. “Nësë do ketë një qeveri që merr pushtetin me krimin, asgjëson Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e lartë, asgjëson Prokurorin e Përgjithshëm dhe zhytet në afera korruptive, helmon fëmijët me gaz nëse do kemi qeveri të tillë ky duhet të jetë një precedent që një fund i tillë e pret, tha ai.

Basha lajmëroi se nesër do të bëjë publike axhendën politike dhe axhendën e protestave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme