Organizohet në Tiranë konferenca për të apasionuarit pas teknologjisë dhe programimit

Organizohet në Tiranë konferenca për të apasionuarit pas teknologjisë dhe programimit

Komuniteti OpenLabs i të apasionuarve pas teknologjisë dhe zhvillimit të softwareve do të organizojë më 18 dhe 19 maj, në Tiranë konferencën vjetore të radhës.

Në qendër të konferencës është promovimi i lirisë së programimit, software dhe hardware me burim të hapur, të dhënave të hapura dhe teknologjive që fuqizojnë domain-in e përbashkët. Konferenca do të zhvillohet tek “Ofiçina”, pranë shkollës “Harry Fultz”.

Pjesë e konferencës do të jenë zhvillues, akademikë, përdorues dhe të apasionuar pas teknologjisë. Figura të njohura të teknologjisë si Dennis Van Zuijlekom dhe Sam Tuke do të jenë të pranishëm në konferencë për të ndarë me pjesëmarrësit ekperiencën e tyre.

Kjo konferencë është një nga ngjarjet më të rëndësishme teknologjike që mbahet në Shqipëri, pasi ajo është e veçantë jo vetëm nga përmbajtja profesionale, por edhe shoqërore. Gjatë konferencës do të gërshetohen njohuritë mbi fushën e programimit dhe lirisë së tij dhe në të njëjtën kohë do të jetë një aktivitet social, ku pjesëmarrësit do të ndajnë eksperiencat dhe njohuritë e tyre mes njëri-tjetrit.

OpenLabs, organizatori i kësaj konferencë, është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012 në Shqipëri me misionin për të fuqizuar teknologjitë e lira dhe me kod burimi të hapur si edhe kuturën e hapur

OpenLabs promovon teknologjitë me burim të hapur, të dhëna dhe standarde të hapura teknologjike, si dhe mbron privatësinë në internet dhe promovon vënien në përdorim të domain-it dhe licensave alternative të veprave si Creative Commons.

1 koment

  1. . 17 Maj, 2019 në 2:15 pm

    Open society maybe ?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme