Presidenti Meta nuk shkarkon Rektorin Mynyr Koni

Presidenti Meta nuk shkarkon Rektorin Mynyr Koni

Presidenti Meta rrëzoi sot kërkesën e Ministres së Arsimit Besa Shahini për të shkarkuar nga detyra Mynyr Konin, Rektor të Universitetit të Tiranës.

Bazuar në nenin 57 të Kushtetutës, sipas të cilit “autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”, presidenti Meta e cilësoi kërkesën e Ministres Shahini antikushtetuese.

Më 13 prill, ministrja Shahini pezulloi nga detyra Rektorin Mynyr Koni dhe i propozoi Presidentit Meta shkarkimin e tij. Sipas Zonjës Shahini, Koni kishte shkelur rëndë Ligjin e Arsimit të Lartë. Urdhëri i pezullimit bazohej në gjetjet e një kontrolli të marsit 2018 të një grupi kontrolli të Ministrisë mbi zbatimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, të cilat Exit.al i ka shpjeguar këtu.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme