Prokuroria mbyll hetimet për 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës

Prokuroria mbyll hetimet për 613 kilogramë kokainë të kapur në Durrës Arbër Çekaj

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur mbylljen e hetimeve për 613 kilogramë kokainë të kapur në Portin e Durrësit në shkurt të vitit 2018. Kokaina u trafikua në Shqipëri nga Kolumbia, e fshehur në kontejnerët e bananeve të porositura nga firma shqiptare “Arbi Garden”, në pronësi të Arbër Çekajt. Gjithashtu, prokuroria ka vendosur edhe marrjen të pandehur të pronarit të kompanisë Çekaj.

Çekaj u shpall në kërkim nga institucionet shqiptare në fund të shkurtit, menjëherë sapo në Maminas u kapën 613 kilogramë kokainë brenda një kamioni që transportonte banane.

Ai u arrestua në maj 2018 nga autoritetet gjermane për llogari të drejtësisë shqiptare, ndërkohë që po  hetohet edhe nga prokuroria gjermane për trafik droge të kryer në Gjermani.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme