Prokurorja e Përgjithshme nuk di gjë…

Nga Ermal Mulosmani
Prokurorja e Përgjithshme nuk di gjë…

Ditët e enjte, ekranet shqiptare, në kohën kryesore të tyre, orvaten të bëjnë më të mirën për të marrë vëmendjen e spektatorit. Nuk e di pse nuk e bëjnë këtë gjë njëri të hënën, tjetri të martën e tjetri të mërkurën, por kjo është çështje tjetër, jashtë temës së këtij shkrimi.

E në këtë kontekst, mbrëmë, Top Channel kishte zgjedhur të kishte të ftuar Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme znj. Arta Marku.

Kisha boll arsye ta shihja me dashamirësi atë intervistë. Ajo vjen nga një shtresë e margjinalizuar trefish në Shqipëri. Është grua, vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe nga shtresa e të Persekutuarve Politikë të regjimit komunist.

Por, nëse do isha i sinqertë deri në fund, e kisha një paragjykim për të. Mosveprimet e saj spektakolare për çështje shumë sensitive që përfliten çdo ditë nëpër media i kishin ulur shumë pritshmëritë. Gjithsesi me shpresën se jam gabim u zhyta në kolltuk dhe i dhashë gjithë vëmendjen time kësaj interviste.

Ajo kishte një talent të madh për të mos thënë asgjë. Më shumë sesa paraardhësi i saj.

Vazhdo leximin e artikulli këtu.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme