Koncesioni Milot-Balldren, Ornela Liperi ‘skemë mafioze’ dhe ‘piramidale’

Koncesioni Milot-Balldren, Ornela Liperi ‘skemë mafioze’ dhe ‘piramidale’

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të Ylli Rakipit u publikuan fakte të reja mbi koncesionin e Rrugës Milot-Balldren. Sipas, kontarës së koncesionit të bërë publike dje kompania A.N.K ka marrë përsipër të paguajë 52 milionë euro nga kapitali i saj, por kapitali i saj është 13 herë më i vogël se shuma e kërkuar.

Gazetarja Ornela Liperi, e ftuar në emision tha se koncesioni është skemë piramidale — kompania nuk ka para për të financuar projektin — dhe skemë mafioze sepse furnitorët do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit.

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj u shpreh se përderisa kompania nuk i ka këto para, atëherë ose kostot e rrugës janë të fryra ose ajo do të përdor para të pista. Sipas, Shehajt, “shteti do ti paguajë kompanisë interesat, për paratë që nuk ka dhe nuk do ti investojë”.

Gazetari Klodian Tomorri, i cili e zbuloi i pari këtë skemë vjedhje, u shpreh se dyfishimi i kostos së koncesionit është një “gosti për firmën e afërt me një ish-deputet të Partisë Socialiste, shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama”.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët e Laçit u shpreh se do të anullojë këtë kontratë dhe paralajmëroi firmën konçesionare dhe çdo bankë që do të japë kredi për këtë projekt të distancohen.

Ky koncesion nisi në vitin 2018, me një ofertë të pakërkuar nga kompania A.N.K shpk, me pronar Agim Kolën. Më 27 qershor 2018, Qeveria miratoi dhënien e një bonusi prej 8,5 për qindësh kësaj kompanie dhe lajmëroi se së shpejti do të hapte tenderin për këtë rrugë, ku mund të merrnin pjesë në garë dhe kompani të tjera.

Më 23 korrik 2018, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë hapi tenderin për ndërtimin dhe mirëmbajtjen për 13 vjet të rrugës. Në njoftimin zyrtar të tenderit, fondi limit ishte rritur në 20,8 miliardë lekë, ose gati 162 milionë euro, pra gati 50 milionë euro më shumë se fondi fillestar i planifikuar në parashikimin buxhetor. Justifikimi për rritjen me rreth 50 milonë euro të kostos ishte ndërtimi i sinjalistikës dhe sistemit të ndriçimit të rrugës.

Pas negociimit mes qeverisë dhe kompanisë për normën e interest që do të marrë kompania në 13 vite e çoi koston e rrugës në rreth 214 milionë euro, ose në total bashkë me TVSH rreth 260 milionë euro.

Kompania do të duhet të ndërtojë 15,6 kilometra rrugë automobilistike me 6 korsi, një tunel me gjatësi 850 metra dhe dy ura, atë të Matit me gjatësi 620 metra dhe atë të Drinit me gjatësi 223 metra.

Pas ndërtimit, kompania A.N.K shpk do ta mirëmbajë rrugën për 13 vite.

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme