Standardi Rama dhe standardi demokratik për përgjimet e politikanëve

Standardi Rama dhe standardi demokratik për përgjimet e politikanëve

Kryeministri Rama, në bashkëbisedimin e sotëm me mediat foli për përgjimet e Vangjush Dakos dhe anëtarëve të bandës Avdylaj, dhe për përgjimet e Saimir Trahirit e bandës së Habilajve. Rama tha se:

Përgjimet janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe demokracinë kur trajtohen si ushqim për spektakël politik dhe mediatik. Bota e di ndaj ka marrë masa ndaj kësaj. Përgjimet nuk përbëjnë asnjë lloj prove apo arsye për të lincuar njerëz në publik.

Por, në fakt, ka shumë raste në botë, ku drejtues të lartë politikë kanë dhënë dorëheqjen dhe karriera e tyre politike ka përfunduar.

Kështu, vetëm pak javë më parë, Këshilltari kryesor i Kryeministrit kanadez Justin Trudeau dha dorëheqjen pas publikimit të një telefonate mes tij dhe një zyrtari tjetër të lartë, ku flitet se kryeministri kanadez ka ndërhyrë për të mbrojtur një nga firmat më të mëdha të vendit, e cila është në gjyq për korrupsion.

Në janar 2016, Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruesvski dha dorëheqjen disa muaj pasi u bënë publike përgjime telefonatash ku vërtetohej përfshirja e ministave dhe zyrtarëve të Gruevskit në vepra të shumta penale.

Në vitin 2016, Adem Grabovci, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së dha dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve telefonike, ku ai bisedonte me drejtues të lartë të PDK-së për vende pune.

Në qershor 2015, tre ministra polakë (i Shëndetësisë, i Thesarit dhe i Sportit) dhe kryetari i Kuvendit dhanë dorëheqjen pasi u bënë publike disa regjistrime bisedash të vitit 2013 dhe 2014, ku ministrat komunikonin me lobistë dhe sipërmarrës për marrëveshje dhe promovime, teksa darkonin në Varshavë. Për të njëjtin skandal, në vitin 2014, dha dorëheqjen edhe ministri i Brendshëm polak.

Në vitin 2015, Kryeministri i Estonisë Tiit Vahi dha dorëheqjen pasi u publikuan përgjime të bisedave ndërmjet ministrit të Brendshëm dhe një kompanie për shitje armësh.

1 koment

  1. ar 16 Maj, 2019 në 6:23 am

    Ka pergjime e pergjime.

    Ka psh pergjime qe editohen e behen publike nga prokurore qe duan ti shpetojne vetingut. Njerzit hidhen mish per top per arsye djallezore.

    Ka video/audio pergjime qe gjykata e larte i hedh poshte si te pavlefshme. Besoj se ju kujtohet rasti ku drejtesia fitoi 5-0.

    Ka edhe pergjime qe jane gjetur ne laptopin e Priftit, apo te depozituara diku nga Prifti (gojet e liga flasin per Argiten) dhe presin te dalin nje dite.

    Ka edhe raste ku ska pergjime, po aludohet per te tilla dhe pastaj ato behen fakt i kryer nga kryetari opozites.

    A mund te na sqaroni se per cilat pergjime behet fjale ne artikull?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme