Studentët i rikthehen protestave: Qeveria nuk plotësoi kërkesat

Studentët i rikthehen protestave: Qeveria nuk plotësoi kërkesat Protesta e studentëve në Tiranë

Studentët do të rifillojnë sot protestat, pasi qeveria nuk ka mbajtur premtimet e bëra ndaj tyre. Sot në orën 12:00, studentët do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit.

Gjatë emisionit Tempora me gazetaren Sonila Meço, disa prej studentëve sqaruan arsyet e protestës:

“Pakënaqësia është rritur dhe pakti për Universitetin i paraqitur nga qeveria ka dështuar. Pikat ose janë gjysmë plotësuar ose nuk janë realizuar fare. Protesta do të vazhdojë për të njejtat kërkesa, por edhe kërkesa të tjera.”

Protestat e studentëve, të nisura në nëntor 2018, ndaluan në shkurt 2019 pas premtimeve të qeverisë se kërkesat e tyre do të plotësohen përmes Paktit për Universitetin.

Protesta e tyre që u përshkallëzua deri në ngujim disa ditor brenda fakulteteve, tërhoqi dhe mbështetjen e pedagogëve, mijëra qytetarëve të tjerë dhe organizatave ndërkombëtare të studentëve.

Protesta e sotme është lajmëruar si protestë një ditore, dhe vazhdimi i saj do të varet nga pjesëmarrja.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme