Tentuan të bllokojnë eskortën e Ramës – Policia arreston 5 qytetarë, heton 30 të tjerë

Tentuan të bllokojnë eskortën e Ramës – Policia arreston 5 qytetarë, heton 30 të tjerë

Pesë qytetarë u arrestuan dhe 30 të tjerë po ndiqen penalisht për ushtrim dhune gjatë protestës së djeshme në zonën e Astirit. Policia po ashtu ka shpallur në kërkim tre qytetarë të tjerë. Mes të arrestuarve është dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Qytetarët akuzohen për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, pengim të qarkullimit rrugor dhe prishje të qetësisë publike dhe pronës pasi tentuan të pengojnë aksin rrugor tek zona e Astirit për të bllokuar kalimin e eskortës së Kryeministrit.

Qytetarët e zonës së Astirit prej 6 muajsh po protesojnë përditë kundër projektit të Unazës së Re, që parashikon prishjen e qindra shtëpive e bizneseve. Megjithëse u zbulua se projekti i ishte dhënë në mënyrë korruptive një kompanie fantazëm, qeveria Rama nuk është tërhequr nga ai.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme