Basha: 85 përqind e qytetarëve bojkotuan zgjedhjet njëpartjake

Basha: 85 përqind e qytetarëve bojkotuan zgjedhjet njëpartjake

“85 përqind e zgjedhësve bojkotuan qeverinë”, ky ishte mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për zgjedhjet e 30 qershorit, që u karakterizuan nga një pjesëmarrje shumë e ulët.

Në një dalje për mediat dy orë pas përfundimit të zgjedhjeve, Basha tha:

Edi Ramën sot e bojkotuan edhe socialistët, pasi për të sot votuan më pak se në vitin 2015 dhe 2017. Votimi i sotëm njëpartiak dhe nën kontroll të plotë njëpartiak ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Europë, që nga koha e komunizmit.

Më tej Basha e cilësoi si “refuzim paqësor” mosdaljen në votim të qytetarëve, por nga ana tjetër denoncoi presionet e ushtruara ndaj administratës për të votuar dhe sidomos qëndrimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai denoncoi:

Mbi 150 mijë punonjësit publikë janë kërcënuar me pushim nga puna, nëse nuk votojnë së bashku me familjarët e tyre. Ata janë identifikuar dhe matrikuluar më një sistem të veçantë kodifikimi në të gjitha qendrat e votimit për të vertetuar pjesëmarrjen e tyre në votim.

Për KQZ-ën Basha u shpreh:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo vegël e verbër e Edi Ramës, shkeli çdo nen të Kushtetutës dhe çdo gërmë të ligjit. Kjo tregon se regjimi i Edi Ramës manipulon zgjedhjet, edhe kur shkon në votime i vetëm dhe kontrollon çdo gjë i vetëm. Rezultati i sotëm provon çdo akuzë që ne kemi bërë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Sipas Bashës për këto shkelje të ditës së votimit “u provua se me Edi Ramën në krye në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Kryetari i PD-ës e mbylli më tej fjalën duke falenderuar qytetarët që nuk u bënë pjesë e një procesi votimi “njëpartjak”.

1 koment

  1. a 1 Korrik, 2019 në 1:11 am

    A Lulo, mos i mbaj pantallonat kaq te ngushta se te duket lafsha pidhit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme