Basha: Edi Rama do të paguajë avokatin e milionerëve me paratë e vjedhura

Basha: Edi Rama do të paguajë avokatin e milionerëve me paratë e vjedhura

Edi Rama ka vendosur të padisë gazetarin e BILD në emër të Dakove, Avdylajve. Kështu u shpreh Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një dalje për mediat nga selia e PD-së.

Gjithashtu Basha u shpreh se:

Rama mori gazetarin e milionerëve kunder gazetarit gjerman

Ai jeton në luks. Mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve.

Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.

Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.

Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.

Edi Rama do bëjë zgjedhje farsë

Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë.

Por ky do të jetë fundi i tij.

Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës.

Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.

Kur komunzimi ra kudo në lindje, kur pluralizmi dhe liria triumfuan mbi robërinë, Ramiz Alia deshi t’u shiste shqiptarëve të etur për liri, pluralizëm fallso.

U përpoq të bënte në shkurt 1991 zgjedhje gjoja pluraliste me organizatat e rinisë dhe të grave komuniste, por dështoi, sepse njerëzit nuk u mashtruan, sepse shqiptarët donin lirinë e vërtetë.

Tre dekada më vonë. Jemi kthyer në të njëjtën situatë.

Shqipëria është sot e rrënuar ekonomikisht.

Krimet shtetërore janë bërë të padurueshme.

Demokracia ka rënë.

Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak.

Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.

Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit.

Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve.

As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme