Basha: Shkarkimi i Hilës provokim dhe hakmarrje e Ramës

Basha: Shkarkimi i Hilës provokim dhe hakmarrje e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e cilësoi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila si “vendim dhe hakmarrje personale” të Kryeministrit Edi Rama, që sipas Bashës “përdor Këshillin e Ministrave si fasadë” dhe Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj “si mercenar”.

Sipas kryetarit të PD, “nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e Zef Hilës”, i cili sipas tij “nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës”.

Basha ripërsëriti qëndrimet e përcjella edhe më herët përmes sekretarit të PD se ajo që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në shkollën Ndre Mjeda të Bushatit “ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte” por ndryshe nga Gazmend Bardhi, Basha bëri thirrje që anëtarët, mbështetësit e PD-ës si dhe të gjithë qytetarët “të mos bijnë pre e provokimive dhe e skenarëve kriminalë të Edi Ramës”.

1 koment

  1. a 29 Qershor, 2019 në 1:20 am

    Deputetet i humbe.
    Bashkite me shume te ngjare do i humbesh neser.
    Rama nuk ra.
    PD eshte isoluar nga nderkombetaret.

    A do japesh doreheqjen Lul Basha?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme