Bindja Demokratike, vegël e Edi Ramës për pluralizëm fals

Nga Arjan Balla
Bindja Demokratike, vegël e Edi Ramës për pluralizëm fals

Bindja Demokratike (BD) është një parti, ende, e paligjshme që po garon në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

BD u themelua dhe u regjistrua në Gjykatë në shkelje të Ligjit për Partitë Politike, ndërkohë që vendimi i regjistrimit nuk ka marrë formë të prerë pasi po shqyrtohet nga Gjykata e Apelit.

Pavarësisht se BD nuk është ende person juridik, ajo është regjistruar në mënyrë antiligjore nga KQZ dhe është lejuar të garojë në zgjedhje, ndërkohë që edhe regjistrimi në KQZ është bërë në shkelje të afatit të regjsitrimit.

Në 31 nga 61 bashki, kandidatët e Partisë Socialiste janë në votim pa asnjë kundërshtar, ndërsa më 21 bashki ajo garon vetëm kundër kandidatëve të Bindjes Demorkatike. Sikur të mos ishte Bindja Demokratike në garë, këto zgjedhje do të ishin, praktikisht, pa asnjë lloj gare pasi në 52 nga 61 bashki PS do të ishte e vetme.

Pjesëmarrja e Bindjes Demokratike i ka dhënë një farë ngjyrimi pluralist zgjedhjeve vendore.

Po të shikosh mënyrën e regjistrimit në KQZ të BD-së në kundërshtim të hapur me ligjin është e arsyeshme të mendohet se gjithaçka është bërë pikërisht për të krijuar një fasadë pluralizmi.

Kërkesa për regjistrim është paraqitur paraditen e 23 Prillit 2019 në Gjykatën e Tiranës dhe vendimi i regjistrimit nga gjykata është marrë paraditen e 25 prillit.

Kjo do të thotë se shqyrtimi i të gjithë dokumentacioneve dhe verifikimi i të gjithë firmëtarëve është bërë në mënyrë urgjente, çfarë është e pazakontë dhe me gjasa në shkelje të procedurës, sikurse Exit.al kemi agumentuar në një artikull të mëparshëm.

Ligji për Partitë Politike përcakton një sërë kushtesh që duhen plotësuar dhe verifikuar nga gjykata, për regjistrimin e një partie.

Fillimisht, duhet paraqitur në Gjykatën e Tiranës kërkesa për regjistrim e firmosur nga të paktën tre mijë individë, anëtarë themelues të partisë, statuti i miratuar i partisë si dhe kryetari i saj, i cili është përfaqësuesi ligjor i saj.

Ndërkohë, dokumentacioni duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor, i cili, përveç verifikimit të përmbushjes së kushteve të mësipërme, duhet të verifikojë edhe nëse statuti dhe dokumentet e tjera të partisë janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Këto procedura Gjykata e Tiranës i ka bërë brenda, në rastin më të vonë, rreth 16 orëve (zyrtare pune) duke e regjistruar Bindjen Demokratike.

Por vendimi i regjistrimit të saj nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi janë të paktën katër qytetarë që janë ankuar në Gjykatën e Apelit të Tiranës kundër Bindjes Demokratike, me akuzën se janë falsifikuar firmat e tyre në kërkesën për regjistrimin e saj në gjykatë. Njëri prej qytetarëve ka deklaruar se ai jeton jashtë vendit, por është lajmëruar nga familjarët që emri i tij dhe firma e tij ndodhej mes anëtarëve themelues.

Për rrjedhojë, regjistrimi i Bindjes Demokratike nga KQZ është bërë pa u krijuar ende si person juridik. Ligji për Partitë Politike përcakton se regjistrimi në KQZ duhet të bëhet mbasi vendimi të ketë marrë formë të prerë. Pavarësisht, KQZ e rregjistroi BD si subjekt zgjedhor, në shkelje flagrante të ligjit.

Por KQZ e ka regjitruar BD edhe pas mbarimit të afatit ligjor për regjistrim që ka qenë data 23 Prill. Përfaqësues të partisë së Patozit kanë dorëzuar dokumentet në KQZ më datën 23 Prill, dy ditë para regjistrimit të partisë, por mes këtyre dokumenteve nuk ka qenë vendimi i regjistrimit të BD-së.

Prandaj, kërkesa për regjistrim duhej të mos shqyrtohej fare, pasi partia nuk ka ekzistuar ligjërisht në datën e fundit të regjistrimit të partive për zgjedhje.

KQZ e ka mbajtur përherë standadin ligjor përjashtimit të partive pas kalimit të afatit. Në mbledhjen e datës 27 prill, kryetari i KQZ, Klement Zguri, solli rastin e subjektit “Shkodra 2015”, i cili ishte në të njëjtat kushte si BD, dhe me votim 7 me 0, KQZ nuk e regjistroi në zgjedhjet e 2015-ës.

5 komente

  1. a 30 Qershor, 2019 në 1:08 am

    Po nuk late njeri pa e sha me rronje e me dege.

    Historia fillo me Salukun e tradhetaret e hershem Pollo, Imami, Hajadari, Meksi, Pashko….
    Dhe kur Saluku e boni PD si bajrak, vendosi me ia lone Lylit qe skishte asnje kontribut ne PD.
    Lyli sigurisht per te forcu pozitat, hoqi gjithe funksionaret me stature qe mund ti benin karshillek Rulin, Boden, Imamin (oh the irony), Patozin, Topallin….

    Tani, njeri nga keta del me vete per te realizu tamam ato qe Lyli nuk donte ti degjonte.
    Jo hudhen zagaret e Salukut. Ai duhet te beje si ben Lyli.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme