Lleshaj pranon takimin me truprojën e Bashës

Lleshaj pranon takimin me truprojën e Bashës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj pranoi se ka takuar truprojën e Lulzim Bashës por mohoi të ketë informacion për rrezikun që i kanoset kryeopozitarit Basha. Ministri u shpeh se ështrë normale të takojë truprojën e Kryetarit të opozitës Basha.

Dje, Gazmend Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së bëri publik takimin informal midis punonjësit të Gardës, Feim Dollapaj, me detyrë shoqërues i kryetarit të opozitë.

Partia Demokratike përmes një letre dërguar Ministrit e quajti veprimin e tij shantazh politik dhe i kërkoi informacion zyrtarë në lidhje me motivet që e kanë shtyrë për të bërë këtë takim informal në shkelje të ligjit.

Pas publikimit të letrës nga PD, Presidenti i Republikës Meta takoi drejtorin e SHISH dhe komandantin e Gradës së Republikës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme