Die Presse: zyrtare, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë

Die Presse: zyrtare, nuk do të ketë hapje negociatash me Shqipërinë

Gazeta austriake Die Presse në një artikull të sotmin bën të ditur se disa nga vendet anëtare të BE-së do të refuzojnë zyrtarisht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sips gazetës, ambasadorët e vendeve anëtare të akredituar pranë Bashkimit Europian, do të takohen nesër në Bruksel me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn për t’i bërë të ditur këtë vendim.

Kjo do të thotë se BE do të refuzojë zyrtarisht hapjen e negociatave pasi për të miratuar hapjen duhet vendim unanim it ë gjitha vendeve anëtare.

Vendet krysore kundërshtuese janë Franca dhe Hollanda. Ndërsa vendimi i Francës reflekton qendrim e saj në parim kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së deri sa BE të ketë reformuar dhe veteveten, refuzimi i Hollandës ka të bëjë me mosplotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

De Presse rikonfirmon, gjithashtu, qendrimin e fortë të Hollandës për rikthimin e vizave me Shqipërinë, për shkak se udhëtimi pa viza i ka dhënë liri krimit të organziuar nga nënshtetasit shqiptarë në Hollandë, ku shqipatrët janë ndër grupet kryesore të trafikimit të drogës.

Kundër hapjes së negociatave janë gjithashtu edhe Danimarka dhe Gjermania. Danimarka sërish është kundër zgjerimit në parim të BE-së, ndërsa qendrimi politik daneze ndaj emigracionit është berë gjithnjë e më i shtërnguar.

Qeveria gjermane i ka duart e lidhrua për të votuar pro hapjes së negociatave për shkak të refuzimit të Bundestagut për të shqyrtuar raportet e progresit të Komisionit Europian para muajt shtatorit—raportet bashkë me rekomandimin e KE-së për hapje të negociatve me të dy vendet u bënë publike javën e fundit të majit.

Gazeta thekson se në Bruksel zotëron një dyshim i përgjithshëm në lidhje me përkushtimin dhe vendosmërinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Qendrimi i vendeve anëtare duket se është më i ashpër ndaj Shqiëprisë, për shkak të gjendjes së krimit në vend dhe mos luftimit të tij nga qeveria. Der Press citon një diplomat europian të komentojë:

“Shikoni protestat në Shqipëri dhe si reagon qeveria: a ka bërë ndonjë përpjekje fare? Le të mos harrojmë se Komisioni ka paralajmëruar që para dy-tre vjetësh për krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit prej tij.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme