Gjykata hungareze nuk pranon ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni

Gjykata hungareze nuk pranon ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni Ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski teksa hynte në gjykatë në Budapest

Gjykata e Budapestit vendosi sot të mos ekstradojë ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, në kërkim nga Maqedonia e Veriut për të vuajtur dënimin.

Gruevski u arrestua sot nga policia hungareze dhe u dërgua në gjykatë për tu vendosur nëse ai do të ekstradohej në Maqedoni apo jo.

Në Maqedoni, Nikola Gruevski është dënuar me 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm të dy zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për blerjen e një makine luksoze me të ardhurat e shtetit me vlerë 580 mijë euro në vitin 2012.

Nikolla Gruevski u dënua në maj 2018. Gruevski kërkoi në Gjykëën e Apelit shtyrje të vendimit dy-vjeçar, por në nëntor 2018 gjykata e refuzoi këtë kërkesë. Më 12 nëntor, policia maqedonase konfirmoi se me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit, ata kishin lëshuar një urdhër arresti për Gruesvskin.

Më 18 nëntor, disa ditë pas shpalljes në kërkim, Gruevski lajmëroi se është arratisur dhe ka kërkuar azil politik në Hungari.

Dënimi i ish-kryeministrit Nikola Gruesvki

Ish Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski u dënua më 23 maj me dy vite burg nga gjykata penale, për ndikim të paligjshëm të dy zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për blerjen e një makine luksoze me të ardhurat e shtetit.

Ngjarja për të cilën Gruevski u dënua, ka ndodhur në vitin 2012, kohë kur ai ishte kryeministër. Dy zyrtarë të ministrisë, Gjoko Popovski  dhe Gordana Jankulloska, të ndikuar nga Gruevski, pranuan të blejnë një makinë anti-plumb të kompanisë Mercedes me një vlerë prej 580 mijë eurosh. Gjatë blerjes së makinës u shkelën dhe procedurat e tenderimit: makina është blerë fillimisht dhe më pas është hapur tenderi nga Ministria e Brendshme.

Nikola Gruevski nuk ishte i pranishëm në gjykatë kur u dha vendimi. Ai u dënua bazuar në provat e siguruara nga materialet audio të mbledhur gjatë skandalit masiv të përgjimit që shpërtheu në 2015 dhe çoi në rënien e qeverisë së tij.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme