Gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn, Nazer Seitin dhe Meridian Sulaj

Gjykata italiane dënon me burg Moisi Habilajn, Nazer Seitin dhe Meridian Sulaj

Gjykata e Katanias dënoi me 15 vjet Moisi Habilaj, drejtuesin e grupit kriminal ‘Habilaj’, me 8 vjet burg Nazer Seitit, financieri i organizatës, me 8 vjet burg Meridian Sulaj, anëtar i organizatës. Ndërsa gjykata shqiptare, më 29 maj 2019, e shtyu seancën për grupin e “Habilajve” sepse nuk arriti dot të lajmëroi dy anëtarët e kësaj bande, Sabaudin Celaj dhe Nazer Seiti, të cilët ndodhen në Itali të dënuar me arrest shtëpie.

Gjithashtu sot, Saimir Tahiri, i cili po hetohet për veprat penale të “trafikut të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim me grupin e strukturuar kriminal të Habilajve, i kërkoi gjykatës gjykim të shkurtuar.

Guardia di Finanza arrestoi më 16 tetor 2017 Meridian Sulaj dhe Moisi Habilaj u arrestuan dhe shpalli në kërkim Nazer Seiti.

Më 19 tetor 2017 Nazer Seiti, financier i bandës së Habilajve, u arrestua gjatë aksionit të policisë në Babicë të Vlorës, ku u kapën 4,5 tonë kanabis. Por, megjithëse nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Shqipëri, Nezar Seiti u ekstradua në Itali më 25 janar 2018, në shkelje të ligjit.

Në 2 nentor 2017, pas arrestimit të Habilajve, policia italiane publikoi disa përgjime ambjentale në të cilat u shfaq emri i Saimir Tahirit në një  bisedë në makinën e Moisi Habilajt dhe ortakut të tij, Sabaudin Çelaj, i njohur me nofkën “Sabi”.

Celaj dhe Seiti janë dy dëshmitarë, të cilët mund të tregojnë se si ish- ministrit të Brendshëm Tahiri ndihmoi në lehtësimin e trafikimit të drogës për bandën e Habiljave, në këmbim të parave dhe dhurata të shtrenjta.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme