Intervistë me kompozitorin shqiptar Kreshnik Aliçkaj

Intervistë me kompozitorin shqiptar Kreshnik Aliçkaj

Kreshnik Aliçkaj është një kompozitar shqiptar nga Kosova. Puna e tij, ndërthurja e muzikës tradicionale shqiptare me muzikën e Ballkanit, është vlerësuar si në skenat vendase ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Ai u zgjodh për të shfaqur një nga veprat e tij në shenjtërimin e ‘Nënë Terezës’ në Vatikan në vitin 2016. Vepra e tij “Piano Quintiles” e kompozuar për violin, violinçel dhe piano fitoi çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për kompozitorë në Luksemburg.

Nëse doni të dini më shumë për këtë artist, ju ftojmë të lexoni intervistën e tij dhënë për blogun Ballkanista.

Kur e kuptuat se muzika do të ishte puna juaj?

Kam mësuar të lexoj pentagramin më parë se sa të mësoja të lexoja. Por kjo nuk ishte e rastësishme. Unë jam rritur në familje muzikantësh dhe që fëmijë mësova të luaj muzikën shqiptare me instrumenta tradicionalë si lahuta, çiftelia, sharkia, mandolina, dhe më vonë kitaren. Këto mbeten ende instrumentet e mia të preferuara. Dashuria për këto instrumente padiskutim është e trashëguar, madje mund të them që dashuria për to është pjesë e ADN-së sime.

Nuk mendosj se ka pasur ndonjëherë ndonjë mundësi tjetër për mua veçse të ndiqja rrugën e muzikës. Edhe tani, duke menduar për vështirësitë financiare, kohën dhe këmbëngulje, mendoj se sërish do të kisha zgjedhur rrugën e muzikës. Unë mendoj se nuk mund t’i shpëtosh rrugës tënde të jetës dhe është një gjë natyrale për një person si unë, i cili mendon se e ka muzikën në gjak.

Karriera akademike në muzikë të jep mundësinë tja kalosh pasionin edhe gjeneratave të ardhshme, si dhe t’i krijosh atyre idenë e muzikës si pasuri e njerëzimit.

Çfarë vështirësish ke hasur në rrugën tënde dhe si i ke kaluar ato?

Unë jam rritur në Kosovë në një kohë kur vendi ishte në luftë. Nuk kishte dyqane muzike, asnjë vend ku mund të blije një CD, apo një fletore muzike, dhe nuk kishte as internet. Sot gjërat janë shumë më ndryshe dhe ti mund të gjesh çfarë të duash me përpjekjen minimale.

Një nga momentet kryesore të jetës sime ishte të kaloja pengesat për të takuar professor Medi Mengjiqi, kompozitar kosovar i njohur, student i kompozitorit të famshëm polak Krzysztof Penderecki, dhe autor i himnit kombëtar të Kosovës. Profesor Mengjiqin më njohu me kompozitorët me ndikim botëror dhe më mësoi aftësitë dhe mjetet e nevojshme për të patur sukses më vonë.

Përveç kësaj, dihet se muzikantët janë të papaguar, të pafinancuar dhe pak të vlerësuar — kjo është një pengesë e madhe dhe duhet bërë më shumë për ta adresuar këtë problem.

Të shqetëson fakti se dëshira për të mësuar muzikën, dhe për të mësuar një vegël muzikore nuk është më si dikur?

Nuk më shqetëson sasia e muzikës që bëhet këtë kohë, por cilësia e saj. Përzgjedhja e një elite muzikantësh dhe kompozitorësh që mund të punojnë bashkë për të bërë kryevepra.

Koncertet e muzikës klasike apo Opera asnjëherë nuk do të mbledhin miliona njerëz, por muzika klasike gjithmonë do të jetë ajo që nuk do të harrohet apo do të dalë mode sikurse ndodh me shumë këngëtarë të zhanreve të tjera.

Si do ta përshkruaje muzikën shqiptare dhe atë ballkanase?

Muzika shqiptare ka shumë ngjashmëri me muzikën e vendeve si Bullgaria dhe Maqedonia. Madje shumë mendojnë se është e njëjta muzikë. Sigurisht ka disa ndërthyrje të njëjta ritmi që mund ti dallosh, por secila prej tyre ka veçorinë e saj.

Për shembull, iso-polifonia e Shqipërisë është veçori dalluese e krahinës së jugut të vendit. Në nëntor 2005, ajo u fut në UNESCO, si pasuri e mbrojtur. Iso-Polifonia bazohet në një shkallë pentatonike, dhe është tërësisht ndryshe dhe unike në krahasim me çdo gjë tjetër në Ballkan dhe në botë. Ajo përbehet nga dy, tre ose katër këngëtarë që këndojë acapella.

Muzika shqiptare folk është unike në përdorimin e instrumentave dhe motiveve muzikore. Për shembull këngët e maleve të kënduara pa instrument janë unike. Këngët e veriut janë të bazuar kryesisht në himne për heronjë e vendit ose për ngjarje të rëndësishme.

Unë jam kompozitori i parë shqiptar që kam përdorur lahutën në muzikën klasike.

Muzika folk dhe tradicionale është një pasuri e shtrenjtë për kulturën shqiptare, për karakteristikën dhe llojshmërin e saj. Ajo përbëhet nga një sërë ngjyrimesh dhe elementësh që dalojnë nga një rajon në tjetrin, nga një fshat në tjetrin.

A mendon se ka një të ardhme për muzikën klasike në tregun e Ballkanit? A jeni ju pjesë e promovimit të saj?

Të ushqesh suksesin e muzik klasike në skenat e vendeve të Ballkanit, ne duhet të vazhdojnë të punojmë me ngul çdo ditë. Nëse do ta arrijmë këtë, atëherë unë mund të shprehen optimist për të ardhmen.

Muzika ka fuqinë të ndërtojë ura lidhëse ndërmjet kombeve të ballkanit në vecanti në një rajon të dalë nga lufta. Orkestra e Dhomës së Ballkanit e drejtuar nga Toshio Yanagisawa është një shembull i krijimit të një orkestre me muzikantë të kombësive të ndryshme, pjesa më e made nga Ballkani me qëllim krijimin e urave kulturore dhe kalimin e ndasive të së shkuarës.

Cili ka qënë momenti më krenar i jetës suaj muzikore?

Interpretimi i simfonisë sime nga orkestra kombëtare është gjithmonë një moment krenarie. Ceremonia e shenjtërimit të ‘Nënë Terezës’ në Vatikan, në Kishën e ‘Shën Pjetrit’ në 2016, e cila u shfaq në të gjithë botën, dhe u ndoq nga miliona njerëz kudo në botë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme