KQZ vazhdon organizimin e zgjedhjeve në shkelje të dekretit të Presidentit

KQZ vazhdon organizimin e zgjedhjeve në shkelje të dekretit të Presidentit Komisioni Qendror Zgjedhor

Pavarësisht se zgjedhjet vendore të 30 qershorit u anulluan zyrtarisht, dje me hyrjen në fuqi të dekretit të Presidenti Meta, socialistët duken të bindur të vazhdojnë me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.  Sot, KQZ, njofton mediat se 4 anëtarët socialistë të saj do të mblidhen në orën 13:00 për të diskutuar për:

Miratimin e listës së anëtarëve të KQV-VE, për zgjedhjet vendore 2019;

Për ndryshimin e vendndodhjes së disa KQV-ve;

Miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan;

Miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptarë të Helsinkit;

Miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët.

Kujtojmë se, çdo vendim i cili do të miratohet sot në KQZ do të jetë i paligjshëm sepse me publikimin e dekretit në Fletoren Zyrtare, KQZ nuk ka asnjë bazë ligjore se ku të mbështesë vendimet e saj në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.

Më 11 qershor, të njëjtët anëtarë socialistë të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve nuk e njohën dekretin e Presidentit Meta për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, duke marrë, në shkelje të Kushtetutës, të drejtat e gjykatës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme