Kuvendi nuk mund të shkarkojë presidentin me rezolutën e socialistëve

Kuvendi nuk mund të shkarkojë presidentin me rezolutën e socialistëve

Sot po diskutohet në Kuvend rezoluta e Partisë Socialiste për shkarkimin e Presidentit Meta. Rezoluta, e cila me shumë gjasa do të miratohet, u propozua nga kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, me argumentin se dekreti i Presidentit është i pavlefshëm.

PS po e përdor rezolutën si justifikim për të nxjerrë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të pavlefshëm dhe antikushtetues, dhe më pas të nisë procedurat e shkarkimit të Presidentit.

Gjatë seacës plenare, Taulant Balla, nismëtari i rezolutës, i kërkoi deputetëve të miratojnë rezolutën “si një përgjigje ndaj presidentit Meta”.

Rezoluta në vetvete nuk është pjesë e procedurave për shkarkimin e presidentit, por është një dokument që mund t’i bashkangjitet mocionit për shkarkimin e tij.

Sipas nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit “teksti i Rezolutës së miratuar do t’i bashkëlidhet kërkesës për zhvillimin e mocionit [për shkarkimin e presidentit].”

Rezoluta nuk është detyruese, por ka karakter rekomandues. Kuvendi nuk mund të detyrojë asnjë institucion nëpërmjet akteve të tij të kryejnë një veprimtari të caktuar. Ai mund të rekomandojë vetëm përmirësimin e veprimtarisë së organeve që raportojnë përpara tij.

Nga ana tjetër nuk mundet që një akt me karakter rekomandues siç është rezoluta të dalë mbi një akt me karakter detyrues si, në këtë rast, dekreti i Presidentit.

1 koment

  1. xhimi 13 Qershor, 2019 në 11:53 am

    ky e uli ne maksimum nivelin se si qeveriset nji vend

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme