Meta: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor operacion propagandistik

Meta: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor operacion propagandistik

Presidenti Ilir Meta foli sot për mediat, pas vendimit të djeshëm të Kolegjit Zgjedhor. Ai tha për gazetarët se:

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është vendim propagandistik

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor ishte shfaqje e rëndomtë, që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit.

Vendimi i djeshëm është një truk procedurial, përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik.

Dekreti i Presidentit për shfuqizimin dhe anulimin e datës së zgjedhjeve është marrë në vlefshmëri të plotë, ndaj dhe vetëm gjykata mund ta shqyrtojë.

Kush nuk zbaton dekretin e Presidentit do të përballet me ligjin

Presidenti nuk ndërhyn për të penguar zgjedhje partiake, por pa dyshim që lidhur me 30 qershorin si datë zgjedhjesh, kjo datë ka rënë, nuk ekziston më ligjërisht. Kush dëshiron të zhvillojë zgjedhje partiake, është i lirë.

Në Shqipëri ka vetëm një institucion që vendos datën e zgjedhjeve, ky është Presidenti i Republikës, kush vazhdon me kokëfortësi do të marrë të gjitha përgjegjësitë dhe askush nuk do ta justifikojë dot.

Jemi në situatë paradoksale, ku Presidenti ka anuluar me dekret datën e zgjedhjeve, ndërkohë që mazhoranca në paligjshmëri të plotë vijon teatrin.

Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga shantazhet, pasi askush nuk do ta justifikojë përballë ligjit.

Pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje të negociatave me BE-në

Presidenti do të bëjë çdo veprim me shumë qetësi përgjegjshmëri dhe do i shërbejë gjithmonë mbrojtjes së Republikës dhe interesave të saj.

Ua kam thënë dhe do t’ju them edhe një gjë, që nuk ua kanë thënë ndërkombëtarët, pa zgjedhje gjithëpërfshirëse e me standarde më të mira se ato të kaluara nuk ka çelje negociatash. Më besoni jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes.

Edhe sikur të bëheshin zgjedhjet që nuk ekzistojnë më ligjërisht e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe çelja e negociatave do të kishte një të ardhme të paditur për një kohë shumë të gjatë.

Zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit, por Shqipëria do të dënohej edhe nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Jam i qartë, nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë ambasadë, por në Shqipëri. Kam krijuar mundësitë për dialog por zgjedhje më 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë.

Presidenti nuk do të japë dorëheqjen deri në fund të mandatit

Ky institucion nuk i përket Ilir Metës. Ky institucion nuk do të bjerë kurrë por përkundrazi nga ky institucion do të fillojë ringritja e Republikës. Bashkë do të jemi deri më 24 korrik 2022.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme