Shqipërisë nuk i hapen negociatat me BE-në

Shqipërisë nuk i hapen negociatat me BE-në

Ministrat e jashtëm të BE-së vendosën sot të kundërshtojnë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ministrat e BE-së vendosën të shtyjnë për në fund të tetorit marrjen e vendimit për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e dha sot në deklaratën për shtyp në mbyllje të samitit, Komisioneri për Zgjerim Hahn dhe Ministri i Jashtëm i Rumanisë, shteti që mban aktualisht presidencën e BE-së.

Samiti dy ditor i ministrave në Luksemburg përfundoi vetëm me një deklaratë për rëndësinë strategjike të intregrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por nuk dha garanci për hapjen e negociatave në tetor.

Komisioneri Hahn deklaroi se disa vende të BE-së kanë kundërshtuar fort rekomandimin pozitiv të Komisionit të BE-së për Shqipërinë. Gazetari Bahri Cani, nga Luksemburgu, tha se kundërshtimet më të forta erdhën nga Holanda, Franca dhe Danimarka, sipas së cilave Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ende probleme me shtetin ligjor.

Ndërsa ministri i Gjermanisë njoftoi se Bundestagut gjerman i duhet ende kohë për të parë raportet e progresit hartuar nga Komisioni i Ballkanit.

3 komente

  1. seran 18 Qershor, 2019 në 9:20 pm

    po maqedonija e veriut emeriton per celjen e negociatave kurse shqiperija iduhet te largoj nga skena politike opozitaret e vet se ato ibajn penges me respekt nga un

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme