PD: Rama dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të hetohen dhe dënohen për krime zgjedhore

PD: Rama dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të hetohen dhe dënohen për krime zgjedhore

Partia Demokratike sqaroi sot shkelje ligjore të Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në përgjimet e publikuara dje nga BILD.

Në një konferencë për shtyp, Gazmend Bardhi, Enkeljed Alibeaj dhe Çlirim Gjata deklaruan se përgjimet vërtetojnë se Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vjedhur votat dhe kanë kërcënuar nëpunësit publike gjatë zgjedhjeve lokale dhe për këtë ata duhet të hetohen dhe dënohen.

Deklaratat kryesore të Bardhit, Alibeajt e Gjatës ishin:

 – Përgjimet janë radiografi e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me radhë duhet të hetohen dhe vihen përpara drejtësisë. 

 – Përgjimet faktojnë se Kryeministri Rama ka ngritur një skemë për manipulimin e zgjedhjve, zbatuar më pas nga bashkëpunëtorët e tij. 

 – Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia dhe janë shpërblyer me poste nga Rama.

 – Një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo tjetri që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve.

 – Përgjimi [1] ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas [përgjimet 2-16] ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a, që parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë shteterore, veçanërisht  ato që punojnë në arsimin publik, për të ë marrë pjesë në veprimtari elektorale të një partie. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme