Protestuan ndaj Kryeministrit Rama, policia arreston 23 qytetarë

Protestuan ndaj Kryeministrit Rama, policia arreston 23 qytetarë

Policia arrestoi mbrëmjen e së enjtes 23 qytetarë, të cilët organizuan një protestë ndaj Kryeministrit Edi Rama në Librazhd. Sipas njoftimit të policisë 7 persona po mbahen nën arrest, ndërsa 16 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Ata akuzohen se “u përpoqën të bllokonin rrugët e qytetit të Librazhd, sulmuan me sende të forta dhe lëndë piroteknike autokolonën e Kryeministrit dhe penguan subjektet zgjedhore”.

7 personat që po mbahen nën arrest janë përfaqësues të Partisë Demokratike. Mes tyre janë ish-deputeti i PD-së Aurel Bylykbashi; Kryetari i degës së PD-së në Librazhd Bujar Vreto dhe sekretari Erlind Gurra.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa publikoi pamje të protestës së organizuar në Librazhd. Autokolona e Kryeministrit u detyrua të kthehej në një rrugë tjetër pasi përplasja me njerëzit e grumbulluar ishte drejt përshkallëzimit.

Librazhdi #RamaIK#ShqiperiasiEuropa 🇦🇱 🇪🇺

Gepostet von Endri Hasa am Donnerstag, 13. Juni 2019

Rama pritej të zhvillonte në Librazhd një takim elektoral për të prezantuar kandidatin e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore. Data e zgjedhjeve vendore u anulua më 10 qershor me vendim të Presidentit Ilir Meta. Nga janari e deri më sot, policia ka arrestuar qindra qytetarë, të cilët kanë protestuar ndaj Kryeministrit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme