Presidenti Meta bën thirrje për rikthim te dialogu

Presidenti Meta bën thirrje për rikthim te dialogu

Dhjetë ditë pasi dekretoi shfuqizimin e datës së zgjedhjeve, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish nevojën për rikthimin te dialogu mes palëve dhe largimi nga retorika përçarëse.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Presidenti Meta kujtoi se e anuloi datën e zgjedhjeve vendore “me qëllim qetësimin e situatës dhe krijimin e mundësive për dialog”. Meta arsyetoi se e anuloi datën 30 qershor “duke synuar krijimin e mundësive për gjithëpërfshirje në zgjedhje, kjo pasi palët të binin dakord për një datë tjetër”.

Më tej Presidenti theksoi:

Nuk është kurrsesi momenti për prova force, për retorikë përçarëse dhe provokuese, por për maturi dhe përgjegjshmëri të lartë për interesat kombëtare të vendit dhe vazhdimësinë e integrimit evropian që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Meta këmbënguli edhe njëherë te rëndësia e dialogut mes palëve e njëkohësisht gatishmërinë e tij për të kontribuar për një zgjidhje sa më të shpejtë. Deklarata e Presidentit vjen pasi 43 bashki nuk e kanë zbatuar dekretin e tij, ndërsa në 18 bashkitë e tjera dy ditët e fundit u shënuan përplasje me policinë pasi KQZ nuk pranoi të lironte hapësirat e zëna për organizimin e zgjedhjeve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme