Prokuroria belge po heton çështjen “Toyota Yaris”

Prokuroria belge po heton çështjen “Toyota Yaris”

Sipas portalit të lajmeve, Balkanweb, Prokuroria belge i ka dërguar letër porosi prokurorisë shqiptare për të pyetur Lulzim Bashën mbi burimin e informacionit për 3,4 milionë euro të kapura më 24 qershor 2018, në një makinë “Toyota Yaris”, në portin e Durrësit. Burime nga PD bënë të ditur se Zoti Basha është i gatshëm të ndihmojë dhe të dëshmojë për të ndihmuar hetimet e prokurorisë belge për të zbardhur dosjen e njohur si “Toyota Yaris”.

Paralajmërimi i Lulzim Bashës 

Më 21 qershor, gjatë seacës parlamentare, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri publik faktin se një automjet i tipit “Toyota Yaris” po vjen nga Gjermania e ngarkuar me 1,5 milionë euro. Zoti Basha akuzoi kreu e grupit parlamentar socialist Taulant Balla se kishte garantuar kalimin e parave të drogës së një prej bandave më aktive të Elbasanit.

Më 24 qershor, Taulant Balla ishte i vetmi që reagoi për kapjen e sasisë së parave përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa sot, sërish Taulant Balla, në një deklaratë për median, u mjaftua me referimin e policisë për ngjarjen dhe shtoi se:

“Taulant Balla nuk ka asnjë lloj lidhje me këta, ju garantoj me përgjegjësi penale, jo vetem me mandatin e deputetit. Jam gati të më bëhet gjyqi në Sheshin Skënderbej nëse mund të kem një lidhje të vogël me këtë.”

Si u kapën 3,4 milionë euro në dy makina ‘Toyota Yaris’

Dy makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Menjëherë në vend –ngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika.

Policia shpalli në kërkim dy vëllezërit Elvis dhe Alfred Vladin, që dyshohet se janë personat që do të merrnin paratë. Megjithatë policia nuk ka treguar informacion të plotë rreth rolit konkret të dy vëllezërve Vladi në këtë çështje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme