Protesta e opozitës: Policia e Shtetit dhe partitë e opozitës shkëmbejnë deklarata të ashpra

Protesta e opozitës: Policia e Shtetit dhe partitë e opozitës shkëmbejnë deklarata të ashpra

Zëvendës-Drejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj një një deklaratë për mediat disa orë para fillimit të protestës së opozitës nga godina e Policisë së Shtetit, u shpreh se:

Policia e Shtetit do t’i qëndrojë strikt parimit demokratik të proporcionalitetit dhe është e përgatitur të reagojë në proporcion të plotë, me çdo akt dhune.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar lirinë demokratike të tubimit dhe njëkohësisht ka kërkuar bashkëpunimin e organizatorëve për të shmangur dhunën gjatë saj. [….]. I bëjmë thirrje të drejtpërdrejtë organizatorëve të marrin të gjithë përgjegjësinë e tyre për moslejimin e devijimit të protestës.

Pas deklaratës së policisë reagoi Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu:

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari tha për mediat nga selia e LSI-së se:

LSI dënon cdo formë dhunë nga kushdo që e bën atë. Beteja jonë nuk është kundër policëve po kundër sistemit kriminal të Ramës.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat dënoi deklaratën e policisë duke e quajtur atë si deklaratë që nxit dhunë.

Partia Demokratike ka thirrur sot në protestë të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa. I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore.

Sipas raportimeve në media, mësohet se qeveria ka angazhuar 1700 punonjës të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë, për të ruajtur godinat qeveritare.  Gjithashtu, policia ka rrethuar me gardh metalik godinën e Parlamentit dhe të Ministrisë së Brendshme.

Protesta e opozitës do të fillojë sot në orën 19:00 të pasdites përpara godinës së Kryeministrisë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme