Rikthimi i vizave i mundshëm, Presidenti Meta kërkon marrjen e masave

Rikthimi i vizave i mundshëm, Presidenti Meta kërkon marrjen e masave

Shqipëria rrezikon seriozisht t’i rikthehet regjimit të vizave me Bashkimin Evropian dhe Presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me këtë çështje.

Në një deklaratë për mediat Presidenti Meta u bëri thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse “të ndjekin me prioritet absolut çështjen e lëvizjes së lirë” dhe “të marrin urgjentisht të gjitha masat e nevojshme duke mos neglizhuar apo anashkaluar asnjë përgjegjësi që do ta dëmtonte dhe prapësonte këtë liri”.

Ndër të tjera në deklaratën e tij Meta rikujtoi se:

Lëvizja pa viza ka qenë ndër arritjet më të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë për shqiptarët, si populli që ka vuajtur izolimin më të madh e të gjatë në rajon. 

Kjo deklaratë e Presidentit vjen një ditë pasi Komisioneri për Migrim, Punët e Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos e paralajmëroi ndërmarrjen e masave ndaj Shqipërisë duke e lidhur atë me azilkërkuesit. Ai tha se nëse “numri i azilkërkuesve që përdorin lëvizjen e lirë do të vazhdojë të rritet BE do të marrë masa për parandaluese”.

Përveç kësaj deklarate, në fund të muajit prill qeveria Holandeze i kërkoi gjithashtu Komisionit Evropian nisjen e procedures për rivendosjen e vizave me Shqipërinë kjo me arsyetimin kryesor se nga Shqipëria “është rritur krimi dhe është cënuar ndjeshëm siguria e brendshme e vendeve anëtare të unionit”.

Që prej 5 qershorit, Komisioni Europian ka njoftuar se ka nisur shqyrtimin e kërkesës së qeverisë holandeze. Komisioni do të vlerësojë kërkesën dhe pastaj do të informojë Këshillin dhe Parlamentin e BE-së për gjetjet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme