Shehaj: Protesta e opozitës synon ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë

Shehaj: Protesta e opozitës synon ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi për median italiane RAI3 se protestat e opozitës nuk kanë për qëllim ardhjen në pushtet të demokratëve, por ndryshimin rrënjësor të Shqipërisë.

Në një intervistë për RAI3, e cila ndoqi në Tiranë protestën e opozitës më 8 qershor, Zoti Shehaj theksoi se protestat e vazhduara të opozitës synojnë të ndryshojnë “rrënjësisht politikën dhe ekonominë e vendit, për t’i çliruar ato nga krimi, kundër oligarkëve dhe interesave korruptive.”

Sipas ish-deputetit Shehaj për sa kohë Edi Rama është kryeministër i vendit, nuk mund të ketë zgjedhje të lira, pavarësisht datës kur zhvillohen ato. Për këtë arsye, kërkesa kryesore e protestave të opozitës është largimi i Ramës si kryeministër dhe zhvillimi i zgjedhjeve pa të.

Po ashtu, Shehaj deklaroi se Rama ka marrë në mbrojtje politikanë të korruptuar dhe kriminelë, të cilët po i mbron nga përballja me drejtësinë:

“Drejtësia e vërtetë do të vijë kur politikanët e korruptuar dhe kriminelët nuk do të jenë më të pandëshkueshëm siç janë në regjimin e Edi Ramës, por do të dalin para drejtësisë siç del çdo qytetar i thjeshtë shqiptar.”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme